Telegrafi

Kasetë e re e Bin Ladenit – thirrje kryengritësve që të bashkohen

Në muajin shtator, Bin Ladeni u pa në një video, për herë të parë pas 3 vjetësh. Ai i bëri thirrje popullit amerikan që të kundërshtojë demokracinë dhe të përqafojë islamizmin nëse do që t’i japë fund luftës në Irak.

Bin Ladeni dhe zëvendësi i tij, Ajman al-Zawahiri mendohet se fshihen në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një çmim prej 25 milionë dollarësh për kapjen e tyre. /VoA/