Site icon Telegrafi

Kasetat me filmat e animuar që mund t’ju sjellin fitime të mëdha (Foto)

Koleksionuesit e ndryshëm po paguajnë mijëra euro, për të pasur disa nga video-kasetat e me filma të animuar që u mungojnë.

Nëse jeni në mesin e atyre që nuk mund t’i hedhin kujtimet e fëmijërisë dhe ende keni në dollap të famshmet kaseta, dijeni se afër keni shumë para, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, jo gjithë formatet VHS janë të kërkuara, meqë ato duhet të mbajnë markën Classics Collection dhe të kenë vizatimin e diamantit të zi.

Kërkesë e madhe për ‘Bukuroshen dhe Bishën’

Derisa kaseta e ‘Bukuroshes dhe Bishës’ po shitet në eBay për 15 mijë funte, filma të tjerë të animuar kanë oferta më të ulëta.

Filmi i animuar me elefantin veshgjatë Dumbo
‘Hirushja’ e krijuar para afro 70 vitesh

Filmi i animuar që është prodhuar në vitin 1950, ‘Hirushja’, po ofrohet për 2,499 dollarë, ndërsa ‘Dumbo’ i vitit 1941 për 1,750 dollarë.

Për të blerë ‘Librin e Xhunglës’ që është prodhuar më 1967, duhet të paguhet jo më pak se tetëmijë dollarë.

Animacioni ‘Libri i Xhunglës’ kushton tetëmijë dollarë

“Hapni dollapët dhe kërkoni, mbase mund të bëni para të mira. Sidoqoftë, sikur të ju ofrojnë edhe disa monedha. iu mjaftojnë që të pini disa gota kur dilni me shoqëri”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version