Telegrafi

Kasat, cilët duhet ta vendosin?

Tatimet sqarojnë edhe një herë për publikun se cilat biznese janë të detyruara të pajisen me kasa dhe cilat prej tyre përjashtohen.

“Biznesi që shet shërbime me lëkë në dorë duhet të ketë kasë për të vërtetuar qarkullimin e parave kesh, bizneset e tjera, si bankat, nuk duhet të kenë kasë”, sqaron Rista.

Tatimet thonë se procesi është pa kthim pas dhe se po vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën duke penalizuar subjektet që nuk pajisen me kasa.

“Procesi kontrollohet përditë, kontrolli është edhe me orë, ka pasur masa ndëshkuese për subjekte që nuk kanë vendosur kasën fiskale. Penaliteti i parë është 100 mijë lekë, i dyti 500 mijë dhe i treti mbyllja e aktivitetit”, saktëson Rista.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se vetëm për mospajisje dhe mospërdorim kasash fiskale në total janë vendosur deri më tani mbi 5 milionë dollarë gjoba. /Tch/Telegrafi/