Ditët e fundit dëgjojmë sesi këshilltarët e OBRM-PDUKM-së të shqetësuar për të mbrojtur akuzat Vlladimir Taleskin për fajësinë e krimit me vlerë 360 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët e Manastirit pyesni këta këshilltarë, në qoftë se e mbrojnë Taleskin për stadiumin që e ka ndërtuar, shtëpinë e oficerëve të cilën e ka rinovuar ose ndoshta për shadërvanin përpara muzeut që e shkatërroi, ose mbronë shpenzimin e 250 milion eurove, paratë e manastirasit, tha këshilltari Aleksandar Kasapov në komunën e Manastirit.
‘Ju, të OBRM-PDUKM-së duhet të kuptoni se kjo çfarë është duke u ndodhur nuk është ëndërr. Vlladimir Taleski është një realitet se ju keni një gur rreth qafës dhe se u tërheq poshtë edhe juve edhe partinë tuaj, por para se të shkatërrohet Manastiri. Dhe ju e lejoni atë, por Manastiri nuk do të ju harroj. Të gjithë ju që e mbroni Taleskin, për Manastirin do të jeni njëjtë si ai. PLD kërkon që anëtarët e nderuar të ORBM-PDUKM-së, jo ata që mbrojnë Taleski, të kërkOJNë falje manastirasve që OBRM-ja ka mbështetur Taleskin.
Nëse Taleski nuk jep dorëheqje, atëherë ne këshilltarët e PLD-së në seancën e ardhshme do t’i kërkojmë Këshillit të votojë mbi një rekomandim të Taleskit që të japë dorëheqje, me çka Këshilli, si organ i komunës, do të distancohet nga akuza e krimit (të Taleskit) me vlerë 360 mijë euro’ tha ndër të tjera Kasapov. /Telegrafi/