Site icon Telegrafi

Kasapi afër Deçiqit

Kështu ka bërë të ditur vetë futbollisti të premten për gazetën. Ai ka thënë se kanë mbetur edhe disa detaje pa u finalizuar, të cilat thotë se pritet të bëhen të shtunën mbrëma. Kasapi së fundi ka luajtur për skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89, transmeton Telegrafi.

"90 për qind do të jem pjesë e Deçiqit. Kam biseduar për kushtet dhe jemi marrë vesh në parim. Mendoj se gjithçka do të kryhet të shtunën. Nga klubi i Trepçës ’89 jam i lirë, pasi kështu e kemi pasur marrëveshjen. Unë kam gjetur mirëkuptim me drejtuesit e kësaj skuadre", ka thënë Kasapi.

Deçiqi zë vendin e fundit (12) në Ligën e Parë të Malit të Zi me 14 pikë. Te skuadra nga Mali i Zi në prova kanë qenë edhe disa futbollistë të klubeve kosovare. /Koha/Telegrafi/
 

Exit mobile version