Site icon Telegrafi

Kasami-Timonier: Bisedojnë rreth platformës “Ridefinimi”

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Timonier, ku e ka njoftuar për platformën “Ridefinimi”, pjesë e së cilës përveç PSP-së është edhe nevoja e themelimit të Gjykatës Speciale, për daljen nga kriza e thellë politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër të tjera ambasadori francez u interesua për përgaditjet e Besës për zgjedhjet e 11 dhjetorit, pas të cilave pritet që të fillojë procesi i Maqedonisë drejt antarësimit në organizatat euro-atlantike.

Takimet e këtilla miqësore janë në vazhdën e intensifikimit të lidershipit të Besës me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend./Telegrafi/

Exit mobile version