Site icon Telegrafi

Kasami: Do t’i fitojmë zgjedhjet lokale

Në degën e Lëvizjes Besa dje në Strugë, Bilall Kasami ka zhvilluar takimin e radhës ku u konsolidua dhe u shqyrtuan aktivitetet e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Betejën e kemi fituar, por jo edhe luftën pra tani duhet struganët të rimbledhin forcat dhe në zgjedhjet komunale do e fitojmë bindshëm. Lëvizja Besa do jetë forca e vetme që do i mbrojë interesat shqiptare”, deklaroi Kasami.

Ai gjithashtu tha se gjatë periudhës së ardhshme do t’i çojnë në histori partitë siç i quajti ai, të kriminalizura./Telegrafi/

Exit mobile version