Koordinatori i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka folur para gazetarëve për takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kasami thotë se kemi të interesuar që Maqedonia të kthehet drejtë integrimeve evropiane.
”Tani sa kemi përfunduar takimin me përfaqsuesen e BE-së, Mogherini, e cila na tha se nuk do të jemi të vetëm në këtë krizë kur kanë rënë institucionet e vendit. Siç e dijmë, Maqedonia është në krizë institucionale, pasi që Ivanovi nuk ia dha mandatin Zaevit, edhe pse kishte 67 nënshkrime, kështu ka rënë edhe institucioni i fundit, ai i kryetarit.
Në kushte të këtilla mbështetja e BE-së është mjaft e rëndëisshme dhe në këtë drejtim angazhimi i Besës do të jetë në drejtim të zgjidhjes së kësaj krize të rëndë institucionale.
BDI dhe OBRM-PDUKM- vazhdojnë t’i koordinojnë veprimet e tyre duke rrezikuar kështu interesat e qytetarëve të Maqedonisë. Jemi në situatë kur duhet të vazhdojmë më tutje dhe ne do të kontribuojmë që Maqedonia të del nga kriza politike që na kanë futur këto dy parti politike.”, deklaroi Bilall Kasami.