Site icon Telegrafi

Kasami: Të gjitha partitë politike të punojnë për referendum të suksesshëm

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bill Kasami, pas takimit të liderëve deklaroi se mbështet marrëveshjen e KSHZ-ën, për financimin e partive politike dhe për qeverinë e Përzhinës.

“BESA mbështet KSHZ-në, financimin dhe për marrëveshjen e Përzhinës. Për referendumin, shpresoj që të gjitha partitë politike do të punojnë që ai të jetë i suksesshëm dhe qytetarët do të japin vullnetin e tyre për çështjen e rëndësishme”, tha Kasami”.

Ndërsa kryeministi Zoran Zaev më herët njoftoi se është pranuar propozimi i OBRM-PDUKM-së që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës./Telegrafi/

Exit mobile version