Telegrafi

Kasami i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës: Unifikimi i domosdoshëm

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shprehur shqetësim për situatën në veri të Kosovës

“Situata në Veri të Republikës së Kosovës ditëve të fundit ka marr një epilog të vështirë, ku dihet tash më plagosja e dy zyrtarëve policorë, barrikadat nga bandat kriminale sërbe si dhe sulmi ndaj disa gazetarëve. E gjitha kjo filloi me sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor si dhe arrestimi i një ish-zyrtari policor serb për përfshirje në sulm.

Unifikimi i spektrit politik është i domosdoshëm. Kështu, duke e mbështetur kryeministrin e Kosovës, policin dhe shqiptarët atje, bandat kriminale shumë më lehtë do të mund t’i ndalojmë, të cilët të përkrahur edhe nga Serbia e mendësisë së vjetër dhe pro ruse, duan të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin.

Bashkimit Evropian, SHBA dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, duhet të marrin seriozisht situatën në veri dhe të dënohen aktet e tilla si dhe të kërkohet llogari nga Serbia, e cila haptazi ka kërcënuar me futjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës. Askush nga ne nuk do të dëshironte një Ukrainë të dytë, një luftë të re!”, ka shprehur shqetësimet Kasami.