Site icon Telegrafi

Kasami: Ridefinimi, pikë reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit

Sot, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec, kumtojnë nga Lëvizja Besa për Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin  me aktivitetet e Lëvizjes Besa, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, dhe shqyrtimin e mundësive për dalje nga kriza politike. Ai po ashtu ripohoi se për Besën është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve.

Përveç kësaj, kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen Besa platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version