Site icon Telegrafi

Kasami: Respektimi i realitetit shoqëror të shtetit, na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka uruar festën e “8 Shtatorit” – Ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Kasami shkruan se është “8 Shtatori” i parë që vendin e gjen anëtare e plotë e NATO-s dhe jemi në prag të nisjes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu, Kasami thotë se shembulli i respektimit të ndërsjelltë dhe angazhimi në respektimin e realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane

“Për herë të parë shënimi i ditës të pavarësisë së Republikës na gjen si vend anëtar i NATO-s dhe në prag të nisjes të negociatave për anëtarësim në BE. Shembulli i respektimit të ndërsjelltë dhe angazhimi në respektimin e realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane. Gëzuar 8 Shtatorin, ditën e pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kasami./Telegrafi/

Exit mobile version