Site icon Telegrafi

Kasami: Përkrahja nga Prishtina dhe Tirana është e nevojshme, përderisa autoritetet në Maqedoni nuk i garantojnë interesat e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se priste përkrahjen nga Prishtina dhe Tirana përderisa politika shqiptare në RMV nuk i realizon ato politika me sukses në interes të shqiptarëve.

“Përderisa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk arrin të kenë barazi të plotë, nuk i kanë të drejta të garantuara si maqedonasit me kushtetutë, sigurisht do të jetë e nevojshme që të na përkrahë Prishtina dhe Tirana. Kjo nuk është aspak nënshtrim, interferim në çështjet tona të brendshme, përderisa autoritet qeverisëse nuk i sigurojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Kasami në “TV21”.

Ai ka kërkuar nga shqiptarët që t’u japin votën për të siguruar 20 mandate deputetësh, kjo në emër të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Sipas tij, kjo do t’u mundësonte shqiptarëve që të mos e keni hallin e integrimit europian dhe të të drejtave kolektive.

“Nëse OBRM-PDUKM kërkon 60 mandate, ne ju themi shqiptarëve na jepni 20 mandate plus dhe mos e keni hallin e integrimit europian dhe as të të drejtave kolektive”, tha Kasami.

Exit mobile version