Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa njofton se koordinatori i kësaj partie, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski.
Me këtë rast Kasami e njoftoi Ambasadorin Mutlanowski me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoi lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Për partinë që ai drejton është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve.
Mutlanowski u njoftua edhe për platformën Ridefinimi, për të cilën Lëvizja Besa konsideron se duhet të jetë ”pikë – reference prej ku Maqedonia mund t’i rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional.”/Telegrafi/