Ne nuk do të marrim pjesë në një qeveri me njerëz që janë nën hetim nga ana e PSP, tha mbrëmë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami në emisionin Click Plus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se PSP duhet të ndjek penalisht të gjitha rastet e të dyshuarve për kryerjen penale. Nga Besa kjo edhe më parë është thënë dhe kjo parti vazhdon të mbetet në të njëjtën pozitë.
“Kërkesat e partive politike do të realizohen në kuadër të Kushtetutës. Ato lidhen me promovimin e të drejtave të qytetarëve. Kjo nënkupton një ridefinim të Maqedonisë”, tha Kasami.
Ai tha se në takimin e zhvilluar dje me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev nuk kanë debatuar nëse partia do të merr pjesë në qeveri. Kjo do të përcaktohet pas hartimit të programit qeveritar. /Telegrafi/