Bilall Kasami sot ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën ka sqaruar për ndodhitë e fundit të në partinë Lëvizja Besa.
Ai tha se gjatë ditës së djeshme nuk është futur me dhunë në selinë në Shkup, por me ndihmë të policisë ka arritur të futet në seli, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitar të ngjarjeve që krijon konfuzitet në shoqëri. Kemi ftuar anëtarët për takim duke respektuar të gjitha afatet dhe kemi njoftuar për rendin e ditës. Në Tetovë kemi njoftuar anëtarët për mbajtjen e kongresin dhe kemi respektuar afatet e parapara për mbajtjen e kongresit. Në mbledhjen e njëjtë vendosëm që deri në kongres të udhëheq unë me partinë. Të njëjtën ditë disa anëtarë mbajtën mbledhje në Shkup me persona që nuk janë kompetent. Gjithashtu angazhuan persona të një kompanie sigurimi, duke mos lënë që të futemi në selinë në Shkup. Dje erdhëm me mbështetësit e mi në seli dhe u futëm brenda, ku gjetëm persona jokompetent dhe njoftuam poicinë, të cilën na mundësuan të qëndrojmë në seli”.
“Nuk ekzistojnë dy Lëvizje Besa, por është vetëm një. Ftoj ata që mendojnë se janë me Besën të japin kontribut dhe të garojmë me nderë. Çdo kush që mendon se ka shumicë, le të garojë në kongres. Unë do të garoj përsëri për kryetar dhe për këtë do të vendosin anëtarët e partisë se kush do të jetë kryetar. Inkurajoj intelektualët, afaristët dhe shoqërinë që të kyçen dhe të ndërtojnë parti e cila do të jetë parti fituese”, tha mes tjerash Kasami.
Në lidhje me pretendimet e Nexhmedin Kahrimani se është kërcënuar me jetë, ai tha se nuk ka njohuri për gjëra të tilla dhe se dënon aktet e kërcënimeve./Telegrafi/