Site icon Telegrafi

Kasami njofton Galdinin dhe Çuno për ”Marshin Protestues” (Foto/Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dje ka pritur kryetarin e Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, dhe me kryetarin e Partisë për Europianizim dhe Integrim, Rivelino Çuno, për të biseduar në lidhje me protestën që e organizon ”Këshilli Opozitar” dhe e mbështet Lëvizja Besa, njofton Telegrafi.

”Në këtë takim është biseduar për krizën e thellë politike në Maqedoni, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të këtyre dy partive në të ardhmen. Po ashtu, kreu i BESËS i njoftoi këto dy subjekte me platformën e Lëvizjes “Ridefinimi”.

Njëkohësisht u diskutua edhe për mënyra të tjera të domosdoshme të reagimit ndaj një regjimi sikurse është qeverisja VMRO – BDI, ndërkaq kryetari Kasami e njoftoi për pjesëmarrjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të paralajmëruar nga Këshilli Opozitar më 9 Maj, me moto Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet – D.” thuhet në komunikatën e dërguar nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version