Site icon Telegrafi

Kasami: Nëse nuk pranohen kërkesat tona, Zaevi duhet të mendojë për votat për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përkrahjen e tij për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese e kushtëzoi me pranimin e amendamenteve të tyre.

Ai thotë se nëse Zaevi nuk dëgjon kërkesat e tyre, atëherë duhet të mendojë për të gjetur vota për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Besës dhe Aleancës për Shqiptarët kërkuan që në amendamentet e Marrëveshjes së Prespës të fshihet fjala “maqedonas” në grafën për shtetësinë dhe të shkruajë vetëm “qytetarë të Maqedonisë Veriore”.

Vendimin se a do t’i përkrahin deputetët e tyre ndryshimet kushtetuese do ta merr kryesia qendrore e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, për fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë 80 deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version