Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot ka deklaruar se nëse shteti nuk merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, Qeveria duhet të japë dorëheqje dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai tha se partia e tij shpreson që BE do të sjell vendim pozitiv dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne si Lëvizje Besa shpresojmë që BE do ta tejkalojë vetveten dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, para vitit të ri, do të sjell vendim për nisjen e negociatave. Nëse nuk marrim datë, këtë e ka thënë edhe vetë kryeministri, kjo qeveri është e vdekur dhe menjëherë duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Kasami.
Ndryshe, pritet që më 17 dhe 18 tetor, BE të sjell vendim përfundimtar nëse do të jep datë për negociatat për Shkupin dhe Tiranën.
Sipas disa informacioneve, Franca është kundër që të zgjerohet BE-ja, pa riformatimin e procesit negociues./Telegrafi/