Site icon Telegrafi

Kasami në Tiranë: Integrimi i shqiptarëve në BE, opsioni i vetëm për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në panel diskutimin në Tiranë nën moton “Të bashkuar dhe jo të ndarë”, të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi ka theksuar domosdoshmërinë e integrimit shqiptar në rrugën e integrimit evropian.

Ai deklaroi se integrimi i shqiptarëve, do të përforcojë vizionin e përbashkët të hapësirave shqiptare për të qenë pjesë e BE-së.

“Bashkërisht me përfaqësues nga të gjitha hapësirat shqiptare, të rajonit dhe të Bashkimit Evropian riafirmuam nevojën e bashkëpunimit në drejtim të përforcimit të angazhimeve për një proces integrues të përshpejtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata në Ukrainë ka imponuar një qasje tjetër, më urgjente në procesin e integrimeve”, tha mes tjera Kasami.

Sipas tij përshpejtimi i këtij procesi do të thotë siguri për rajonin dhe të ardhmen evropiane.

Exit mobile version