Site icon Telegrafi

Kasami: Në Tetovë do të ndërtohet një stadium komplet i ri

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se rasti i qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e Tetovës është absurde.

Kasami për “TV21” tha se kanë kërkuar nga qeveria e Talat Xhaferit pëlqimin për ndërtimin e stadiumit, mirëpo, siç theksoi Kasami, ai bëri të kundërtën dha urdhër për ndërprerjen e punimeve.

“Duhet të realizohet brenda 2 deri 3 viteve”-, kështu tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që dha një afat se kur do të përfundojnë punimet në stadiumin e Tetovës.

Kasami tha se do të ndërtohet një stadium krejtësisht i ri që deri më tani është financuar nga komuna ndërkohë që bëri të ditur qe financim do të ketë edhe nga Qeveria.

“Në aspektin formal bëhet fjalë për rikonstruim, leje jepet për rikonstruim por në realitet do të ndërtohet një stadium komplet i ri. Në bazë të marrëveshjes që e kemi me kompaninë që bënë punimet aty, në bazë të dinamikës së paraparë, stadiumi duhet të realizohet brenda 2 deri 3 viteve, tha Kasami.

Kasami shtoi se për momentin financimi është komplet nga komuna, mirëpo në të ardhmen presim ndihmë edhe nga qeveria.

Exit mobile version