Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti është fituesja e votës shqiptare.
“Ne jemi këtu të deklarojmë se ne jemi fitues në kampin e partive politike shqiptare. Duke marrë parasysh që BDI ishte në koalicion me LSDM, i bie që Besa është e para me votat e shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Kasami.
“Ne jemi rritur dyfish me vota andaj kjo na bën partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Në shumicën e komunave shqiptarëve Besa shkon në balotazh dhe kjo na bën parti serioze që t’i fitojmë të gjitha këto komuna”.
“Me votat e numëruara deri tani sigurt shkojmë në rrethin e dytë Likovë, Çair, Saraj, Zhelinë, Tetovë, Studeniçan dhe Tearcë”.
“Kërçova nuk është fituar në sajë të një partie shqiptare, por është sukses i përbashkët kombëtar. Besa ka vota rezervë shqiptare me të cilat shkon në balotazh. BDI mund të fitojë më shumë me votat e VMRO-së, me vota të shqiptarëve në jemi fitues. Shihemi në fitoren e madhe të 29 tetorit”, deklaroi Kasami./Telegrafi/