Telegrafi

Kasami në formacionin e javës në Zvicër

Pajtim Kasami ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin zviceran.

Mesfushori shqiptar ishte vendimtar në fitoren e Sionit 2-0 ndaj Luzernit në javën e 16-të në elitën e futbollit zviceran.

Kasami shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 79-të, ndërsa ishte asistues në golin e dytë në fund të ndeshjes.

Falë kësaj fitore Sioni është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara.

Kasami gjatë ndeshjes me Luzernin (Foto: Blick)

E paraqitja e mirë e Kasamit nuk ka mbetur pa u vlerësuar në Zvicër.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia është futur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës në Zvicër.

Kasami ishte në 11shen më të mirë edhe javën e kaluar ku gjithashtu shënoi në fitoren e Sionit.

Formacioni më i mirë i javës sipas Blick:

Fickentscher, Maxso, Camara, Lauper, Sulejmani, Karlen, Pajtim Kasami, Fassnacht, Nuzzolo, Carlinhos, Khelifi. /Telegrafi/