Telegrafi

Kasami: Ministria e Drejtësisë drejtohet nga kuadër i BDI-së, deri sa shqiptarët po gjykohen me dënime qindra vjeçare me burg

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është shprehur në lidhje me aktvendimin e sotëm për rastin “Lagja e Trimave” me një shkrim në rrjetin social facebook, duke  shprehur dëshpërimin e tij për qasjen e pandryshuar të sistemit gjyqësor dhe Qeverisë së Maqedonisë kur bëhet fjalë për shqiptarët.

Kasami thotë se krahas faktit që të akuzuarve përveç se nuk iu lejua mbrojtje dinjitoze, mbi ta u krye dhunë e vazhdueshme fizike në burg dhe shtoi se shqiptimi i dënimeve të këtilla drakonike përveç ngritjes së dyshimeve në drejtësinë e vendit, por lënë edhe pasoja në marrëdhëniet ndëretnike./Telegrafi/