Site icon Telegrafi

Kasami-Mickoski: Do të kemi koordinime të përbashkëta në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas takimit që realizoi sot në Komunën e Tetovës me kreun e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se janë koordinuar që në të ardhmen të ndërmarrin aktivitete të përbashkëta me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Biseduam dhe u koordinuam që ditët në vazhdim të kemi aktivitete apo koordinime të përbashkëta në drejtim të imponimit të zgjedhjeve të parakohshme që vullneti i qytetarëve të vjen në shprehje edhe në pushteti qendrorë”, tha Kasami.

Bilall Kasami sot i është përgjigjur deklaratave të Ali Ahmetit, i cili tha se Kasami duhet t’i argumentojë akuzat e tij ndaj qeverisjes së kaluar lokale në Tetovë.

Kasami tha se të gjitha argumentet për keqpërdorime në Komunën e Tetovës do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.

“Uroj që zotëri Ahmeti mos të jetë shumë i sigurt në organet e drejtësisë ku fatkeqësisht ka futur thellë duart e tij, sidoqoftë unë jam konstitucionalist dhe do të respektoj institucionet e drejtësisë, gjitha argumentet të cilat i kam për keqpërdorimet që janë bërë në Komunën e Tetovës do të orientohen në organet e drejtësisë”, deklaroi Kasami.

Exit mobile version