Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në “Facebook” ka kujtuar 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Kasami shkruan se fryma që solli Marrëveshja e Ohrit ndryshoi jo vetëm konceptin e shtetit por edhe konceptin e politikbërjes në përgjithësi.
“Kjo frymë duhet të ushqehet me ide të reja të cilat do ngrejnë edhe më lartë pozitën e popullit shqiptarë dhe popujve të tjerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke ndërtuar besimin e ndërsjell ndërmjet popujve”.
“Është në dorën e elitave politike që kjo marrëveshje të merret si shembull i ndërtimit të paqes dhe stabilitetit, apo i përdorimit për nevoja të politikës ditore. Jo gjithmonë është dëshmuar e para!”, shkroi Kasami./Telegrafi/