Site icon Telegrafi

Kasami: Maqedonia, para se gjithash një shtet i barabartë për të gjithë

Dje kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo, ndërsa sot është takuar me Ambasadorin Francez, Christian Thimonier. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënises së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kasami i ka njoftuar ambasadorët me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes Besa që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ata u shprehën se takime të këtilla miqësore duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version