Site icon Telegrafi

Kasami: Lëvizja Besa nuk mbetet vetëm në opozitë, aleanca më e fuqishme është ajo me qytetarin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se për subjektin e tij politik është sfidë e rëndësishme që të mbajë rolin opozitës.

I pyetur për mundësinë e futjes së Aleancës për Shqiptarët në qeveri, Kasami tha se nuk i bën nder asnjë partie futja në qeveri pa marrë mandatin e qytetarëve mbi programin për ekzekutiv.

“Jo ne nuk do të mbetemi të vetëm, ne do të mbetemi me shqiptarët. Do të mbetemi me popullin dhe gjithmonë aleancat më të fuqishme kanë qenë aleancat me qytetarin. Vlerësojmë që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të dëshpëruar nga përfaqësimi politik dhe nuk i bën nder ndonjë partie politike në këto momente delikate që është shteti dhe dështimet e kësaj Qeveri që e kanë rënduar edhe më shumë situatën, të futesh në Qeveri pa marrë mandatin e qytetarëve, pa dalë me ndonjë ofertë të qartë para qytetarëve që tu tregosh se cili është misioni yt si pjesë e qeverisë”, tha Kasami./TV21/

Exit mobile version