Kryetari i Lëvizjes Besa nga foltorja e Kuvendit ka komentuar programin e qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev duke thënë se Lëvizja Besa kërkoi ridefinim të shtetit dhe institucioneve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Ne kërkuam qeveri të re e cila do të ishte e mbështetur në parime. Kërkuam marrëveshje të nënshkruar në letër dhe të afatizuar me data të sakta. Neve nuk na interesojnë funksionet dhe nuk na interesojnë dikasteret. Nëse nuk e ridefinojmë shtetin, e keqja do të na përsëritet. Sot jemi këtu pasi shteti nuk është ridefinuar më herët. Lëvizja Besa ju ka mbështetur edhe në protestat e “Revolucionit Laraman”, edhe pse na shënjestruan si mjet i LSDM-së. Ne të parët e mbështetëm këtë qeveri për të marrë mandatin. Mandati na dha mundësi për qeveri të re. Kjo ftesë nuk u mbështet në principe. Ne nuk duam të jemi në qeveri pa principe. Për këtë, sot neve na shënjestrojnë si mbështetës të OBRM-PDUKM-së”, tha Kasami mes tjerash nga foltorja e Kuvendit. /Telegrafi/