Site icon Telegrafi

Kasami: Lëvizja Besa është për zgjedhje të parakohshme, por jo në situatën aktuale

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe menaxhimin e tij me Komunën e Tetovës.

Ai tha se partia e tij dëshiron zgjedhje të parakohshme, por nëse nuk është koha për këtë, do të kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë mekanizma shtesë për të kontrolluar qeverinë.

“Qëndrimi ynë për situatën aktuale është shumë i qartë. Nuk do të hyjmë me kërkesë për zgjedhje dhe të krijojmë probleme shtesë për shtetin dhe qytetarët. Por në të njëjtën kohë kërkesa jonë për partnerët ndërkombëtarë është që ne duhet të kemi mekanizma shtesë për të kontrolluar qeverinë”.

“Nëse jemi dakord që në situatën aktuale në Ballkan për shkak të luftës në Ukrainë, nuk është koha për t’u organizuar herët, atëherë duhet të pajtohemi që të krijojmë ato mekanizma shtesë për të mbrojtur veten nga korrupsioni i nivelit të lartë”, tha Kasami në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Exit mobile version