Pajtim Kasami është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e tij, Nottingham Forest.
Mesfushori shqiptar i cili aktivizohet me Përfaqësuesen e Zvicrës, ka luajtur si i huazuar në kampionatin anglez.
Kasami u huazua tek Nottingham nga gjiganti grek Olympiakos Pireus për një stinor.
Por Nottingham nuk ka shprehur gatishmëri për ta blerë lojtarin dhe kësisoj ai është rikthyer në Greqi.
Kasami është rikthyer në Olympiakos, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Geqi, pasi Olympiakos nuk dëshiron ta mbajë atë.
Mediat në ishull kanë shkruar se mesfushori mund të transferohet në Bundesligën gjermane ose të rikthehet në kampionatin zviceran. /Telegrafi/