Site icon Telegrafi

Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami deklaron se është biseduar që kryetari i Aleancës Shqiptare të jetë kandidati për president në këto zgjedhje.

“Po është biseduar që Taravari të jetë kandidat për president dhe shihet si kandidat i përshtatshëm për të qenë edhe kandidat shqiptar në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kasami në “RTK”

Sipas tij, BDI-ja nga frika i është kthyer retorikës nacionaliste.

“BDI-ja po i kthehet retorikës së luftës, retorikës kombëtarë. Kjo retorikë nuk ishte fushatën e kaluar kur BDI kishte një komoditet, merrej me fushata të gjelbërta, tash që e ka kapur paniku i është kthyer retorikës së luftës. Besoj se çështjet e nacionalizmit do kthehen fuqishëm vetëm në një qeverisje OBRM-PDUKM-BDI”, theksoi Kasami.

Duke e komentuar mos votimin e Talat Xhaferit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kasami ka thënë se për këto 20 vite në pushtet BDI-ja ka treguar një gatishmëri të lartë për të djegur momentumet dhe situatat e favorshme për shqiptarët të cilat u krijuan pas luftës së 2001.

Kasami ka thënë se Albin Kurti nuk është hera e parë që përkrah faktorin politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, është në vazhdën e atij kontributi si kryetar i Vetëvendosjes dhe tash si kryeministër i Kosovës.

Kreu i Besës ka thënë se Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në disa cikle zgjedhore kanë qenë edhe pjesë e kampanjave zgjedhore.

“Tash do të kemi një risi, ku përfaqësues apo eksponent të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, por edhe që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, do të jenë pjese ë listave zgjedhore për deputet në listat e opozitës së Bashkuar”, ka thënë Kasami.

Exit mobile version