Koordinatori i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka takuar ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara, thuhet në njoftimin e kësaj partie drejtuar Telegrafit në Maqedoni.
Pas këtij takimi, Kasami ka thënë ”Koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.” tha mes tjerash Kasami.
Në takim kanë qenë edhe anëtaret e kryesisë qendrore të kësaj partie: Ermira Asani – Salija dhe Teuta Bilalli. /Telegrafi/