Kryetari i Komunës së Tetovës ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ndodhi në Shipkovicë, ku humbën jetën dy persona.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike në fshatin Shipkovicë, ku si pasojë e shembjes së murit humbën jetën dy punëtorë, të cilët punonin në riparimin e murit.
Ngjarja e dhimbshme na ka prekur të gjithëve, na ka lënë pa fjalë. I shprehim ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjeve të punëtorëve. Në këto çaste të rënda pikëllimi ne jemi pranë dhimbjes së tyre”, shkruan në profilin e tij në Facebook.
Çdo humbje e jetës njerëzore, shton Kasami, na pikëllon të gjithëve. E ndjejmë thellë dhimbjen e familjes në këto çaste të rënda pikëllimi./Telegrafi/