Site icon Telegrafi

Kasami: Me Hellbach diskutuam për situatën politike në vend (Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka realizuar takim me të dërguarin Special të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Christian Hellbach, me të cilin kanë diskutuar për çështjet aktuale politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas këtij takimi Kasami u shprej se ata si parti janë optimist që politikanët në vend do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë rëndësishme dhe përcaktuese për fatin e qytetarëve.

“Lëvizja Besa deri më tani i ka përkrah proceset për dalje nga kriza dhe do të vazhdojë të jetë partner serioz i të gjithë atyre, që janë të interesuar që Maqedonia t’i rikthehet rrugës së saj Euroatlantike, dhe në këtë drejtim do të jenë edhe veprimet e ardhshme të Lëvizjes Besa”, u shpreh Kasami./Telegrafi/

Exit mobile version