Site icon Telegrafi

Kasami: Familjet që patën dëmtime nga reshjet e shiut, do të dëmshpërblehen

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se qytetarët të cilët u dëmtuan nga shirat e rrëmbyeshëm do të dëmshpërblehen.

Kasami në televizionin 21 bëri me dije se deri më tani janë identifikuar 75 familje dhe institucione të prekura.

Sipas tij, i çuditshëm është fakti se në këto përmbytje janë përfshirë edhe disa shkolla që janë rikonstruar vetëm pak vite më parë.

“Unë do të pres që komisioni të dalë në terren dhe të bëjë përllogaritjen sesa është dëmi i këtyre 75 familjeve dhe institucioneve publike. Këtu kemi edhe shkolla ku para pak vitesh janë rikonstruktuar dhe përsëri kemi pasur rrjedhje shiu dhe dëmtime. Nga udhëheqësia paraprake e komunës nuk është bërë investimi i duhur. Unë çdo ditë jam në mesin e qytetarëve të mi”, tha Kasami.

Kujtojmë se vendi fundjavën e kaluar u përfshi nga reshjet e dendura të shiut që shkaktuan shumë dëme në mbarë Maqedoninë.

Si dy nga komunat me më shumë dëme, u cilësuan Tetova dhe Lozova.

Exit mobile version