Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.
Kasami iu bashkua skuadrës zvicerane Sion gjatë verës së këtij viti nga gjiganti grek Olympiacos.
Paraqitjet e mira në kampionatin zviceran kanë bërë që Kasami të marrë ofertë nga Serie A.
Është skuadra e ngjitur këtë edicion në elitën e futbollit italian, Spal e cila po kërkon shërbimet e Kasamit.
Forma e dobët e Sionit ka bërë që Kasami të mendoj seriozisht largimin nga klubi bardh e kuq.
Sipas medieve italiane Spal është e gatshme të shpenzojë afër një milionë euro për transferimin e Kasamit.
25-vjeçari ka kontratë me klubin zviceran deri në qershorin e vitit 2020.
Gjatë karrierës së tij, Kasami ka luajtur me Palermon në Serie A, Fulhamin në kampionatin anglez e Nottingham Forestin. /Telegrafi/