Site icon Telegrafi

Kasami dhe Sela e vlerësojnë si të mirë takimin me kryeministrin Rama

Në reagimet e para Lëvizja Besa dhe Lëvizja për Reforma në PDSH shprehen se janë ndarë të kënaqura pas takimit të liderëve me kryeministrin e Shqpërisë Edi Rama të zhvilluar mbrëmë në Tiranë, njofton gazeta Koha.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Besës Bilall Kasami, LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe kreu i fraksionit të RDK-së Fadil Zendeli, ndërsa deklaratës së përbashkët e cila duhet të nënshkruhet në takimin e radhës pritet ti bashkangjitet edhe PDSH. Lëvizja BESA dhe LR-PDSH kanë falënderuar kryeministrin Rama, megjithëse nuk kanë dashur të komentojnë detajet e Deklaratës së dakorduar të partive shqiptare karshi mandatarit të ri të Qeverisë së Maqedonisë.

”Përshëndesim takimin dhe falëmenderojmë kryeministrin Rama për takimin”, thuhet në reagimin e parë të Lëvizjes Besa.

Edhe nga LR-PDSH e Ziadin Selës janë shprehur të kënaqur me takimin, për të cilin theksojne se ka patur karakter konsultativ.

Lexo po ashtu Ja çfarë përmban deklarata që bashkoi liderët shqiptarë të Maqedonisë
Exit mobile version