Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se brenda janarit të vitit 2021 do të mbyllet procedura për grafën etnike në letërnjoftime.
Në një intervistë për TV21, ai tha se kjo iniciativë ka të bëjë me përmirësimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.
““Ne nuk ishim pjesë e bisedimeve për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, aty ka një definicion i cili është ashtu siç është. Ne duam të sqarojmë aspektin etnik që në Maqedoni ka komunitetet të ndryshme”.
“Kur do të përcaktohet me letërnjoftim, që krahas maqedonasve ka edhe të tjerë, do ta kemi më të qartë që shqiptarët janë shqiptarë dhe nuk janë maqedonas, që aludohet nga pjesa e përcaktimit të shtetësisë”, tha në mes tjerash Kasami./Telegrafi/