Telegrafi

Kasami, Ahmetit: Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme

Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kështu ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti nga Tirana deklaroi se Lëvizja nuk ka “takat” që të ftojë tryezë të partive politike.

“Kryetari i BDI-së nga Tirana paska komentuar Lëvizjen BESA dhe “takatin” politik të saj. Po kjo BESË, me këtë “takat”, të mposhti dy herë radhazi në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së – Tetovën.

Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kurdoherë që të mbahen ato!”, thuhet në reagimin e Kasamit.

Sot në Tiranë me ftesë të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama po qëndrojnë kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja Besa ka refuzuar që të merr pjesë në këtë takim./Telegrafi/