Këtë të premte “Karvani i lirisë” do të organizojë një ngjarje të madhe multimediale në qendrën e qytetit të Kavadarcit, përcjellë me një debat publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarjet do të fillojnë pasdite dhe do të përfshijnë një koncert të madh të grupeve muzikore Beni dhe Non-stop, Shutka Roma Rap, PMG Kolektiv dhe Smoke Shakers, interpretime poetike, punëtori artistike dhe ekspozitë në ambient të hapur, debat publik dhe shumë përmbajtje tjera, njoftojnë nga Civil.
“Karvani i lirisë” i organizuar nga Civil dhe USAID, do të udhëtojë nëpër tërë Maqedoninë gjatë kësaj vere, duke ofruar më tepër ngjarje muzikore dhe artistike që përfshijnë çështje të ndryshme shoqërore./Telegrafi/