Një udhëtim në SeaWorld në San Diego arriti lartësi të tmerrshme për 16 persona, të cilët u bllokuan 80 metra në ajër pas një problemi teknik të karuselit.
Skyride Bayside u ndal çuditërisht në qiell të hapur. Skyride Bayside është një udhëtim me gondolë që hedh pasagjerët nga njëra anë në tjetrën në lartësi 80 metra mbi ujë.
#breaking: Right now people are being rescued from @SeaWorld San Diego’s Bayside Skyride after 16 people, including kids get stuck over Mission Bay when a gust of wind tripped one of the ride’s circuit breakers. pic.twitter.com/mav3v0Rpmu
— Preston Phillips (@PrestonTVNews) February 19, 2019
“Na u desh të shpëtonim gjashtëmbëdhjetë njerëz. Të paktën shtatë prej tyre ishin të mitur”, tha policia e San Diegos, përcjell gsh.
Stranded at #SeaWorld:
Emergency crews working to get multiple people down who are stranded in gondolas. SDPD says they got a call a huge gust of wind tripped a circuit breaker. A father stranded with his son says wind gust hit, cable shook violently & gondola stopped #NBC7 pic.twitter.com/zc1ymkHH7g— Omari Fleming (@OmariNBCSD) February 19, 2019
Punëtorët e shpëtimit arritën të merrnin pasagjerët së bashku me pajimet dhe ata u vendosën në anije shpëtimi dhe më pas u ekzaminuan nga ekipet mjekësore. SDFRD njoftoi se të gjithë u shpëtuan në mënyrë të sigurtë rreth orës 23:00.
SeaWorld nga ana e tij njoftoi se do të nisë “një inspektim i plotë i udhëtimit ” dhe kërkoi falje për shqetësimet e shkaktuara.