Ronald Koeman është ndëshkuar nga Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 66-të të ndeshjes Barcelona-Granada (1-2).
Gjyqtari Pablo González Fuertes, ia nxori kartonin e kuq pasi holandezi, edhe pse ishte këshilluar më parë, ai përbuzi urdhrat e gjyqtarit të katërt me fjalët: Çfarë tipi qenke!
Komiteti i Konkurrencës, në zbatim të Nenit 117 të Rregullores Disiplinore, e cila u referohet veprimeve të gjyqtarëve, trajnerëve ose autoriteteve të tjera sportive, vendosi pezullimin e Koemanit në dy ndeshje.
Në këtë mënyrë, Koeman nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol në ndeshjet e rëndësishme të Barcelonës kundër Valencias në “Mestalla” këtë të diel (21:00), dhe kundër Atléticos Madridit, në “Camp No”u, më 8 maj.
Sidoqoftë, trajneri holandez do të udhëtojë për në Valencia me pjesën tjetër të ekipit dhe do të shohë ndeshjen nga një zonë e stadiumit. /Telegrafi/