Joao Felix mori një karton të kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kenny Tete në debutimin e tij me Chelsean në humbjen e tyre 2-1 ndaj Fulham të enjten mbrëma.
Portugezi bëri një ndërhyrje me taka lartë në këmbën e majtë të Tete në një ndërhyrje që mund ta kishte lënë holandezin të lënduar rëndë në Craven Cottage.
Gjyqtari David Coote u konsultua me VAR-in dhe nuk pati asnjë hezitim të përjashtonte Felixin me një të kuq direkt pas vetëm 58 minutash në debutimin e tij te Chelsea.
Ky largim do ta detyrojë lojtarin e huazuar nga Atletico Madrid të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelseat kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham.
REVEALED: Joao Felix's red card against Fulham will cost Chelsea a MASSIVE £2.1M https://t.co/CCync2xpvJ
— Mail Sport (@MailSport) January 13, 2023
Thjeshtësuar më shumë, ky karton i kuq e lë jashtë yllin portugez për 30 ditë.
Sipas Daily Mail, Chelsea ka investuar në total 23.6 milionë euro në operacionin Joao Felix, mes asaj që duhet t’i paguajë Atleticos për huazimin e tij si dhe pagës së lojtarit.
Gazeta britanike raporton se kostoja e kartonit të kuq të Joao Felix vlerësohet në 2.4 milionë euro, pasi çdo ndeshje që Joao Felix luan për skuadrën londineze vlerësohet në 804.706 euro. /Telegrafi/
After that three match ban, Joao Felix's loan will now cost Chelsea $666,666 per game… 😳 pic.twitter.com/c0DKah7s0c
— SPORTbible (@sportbible) January 12, 2023