Telegrafi

Kartonët e kuq në top pesë ligat evropiane: Gjyqtarët në La Liga të pamëshirshëm, ata në Ligën Premier më dorështrënguar

Derbi i Madridit, i mbyllur nga skuadrat me nga një lojtarë më pak, ka “ndezur” një alarm në Spanjë. Gjyqtarët në gadishullin Iberik janë më konservatorët krahasuar me homologët e tyre në kampionatet më të mira të Evropës.

Një të dhënë të tillë e reflekton tabela e cila ju serviret më poshtë, sipas të cilës vihet re qartë linja e ashpër me të cilën drejtojnë ndeshjet kryesorët në La Liga.

Rekord – Në këtë sezon La Liga është në rrugë “të mbarë” për të thyer një rekord të vetin, të vendosur në sezonin 2009-2010. Në edicionin në fjalë në 380 takime arbitrat kanë përdorur kartonin e kuq plot 149 herë. Në 81 raste ka qenë direkt i kuq ndërsa në 68 të mbetura ka qenë pas dy të verdhëve.

Në sezonin aktual kur janë luajtur plot 230 takime këto shifra janë edhe më larta nëse do të konsideronim mesataren e kartonëve të kuq për ndeshje. Deri më tani janë plot 94 kartonë të kuq të akorduar.

Krahasimi – Deri më tani në La Liga nuk kanë mundur që të përfundojnë 90’ të plot plot 94 lojtarë. Sipas të dhënave 58 prej tyre janë dënuar direkt më të kuq ndërsa 36 të tjerët janë përjashtuar pasi janë “zverdhur” dy herë, përcjell rtsh. Nga ana tjetër ndodhet Liga Premier e cila deri më tani numëron vetëm 19 të përjashtuar. 12 prej tyre kanë braktisur lojën menjëherë ndërsa 7 pasi kanë koleksionuar dy kartonë të verdhë brena të njëjtit 90’.

Tabela krahasuese:

La Ligatë kuq 94, direkt 58, dy të verdhë 36, ndeshje 230, mesatarja 0,41;

Ligue 1 – të kuq 71 direkt 47, dy të verdhë 24, ndeshje 250, mesatarja 0,28;

Serie A – të kuq 40, direkt 24, dy të verdhë 16, ndeshje 236, mesatarja 0.17;

Bundesliga – të kuq 29, direkt 11, dy të verdhë 18, ndeshje 198, mesatarja 0.15;

Liga Premier – të kuq 19, direkt 12, dy të verdhë 7, ndeshje 239, mesatarja 0.08.