Site icon Telegrafi

Kartonët e kaltër rikthehen në përdorim, skadon afati i kartelave elektronike

Kartonët e kaltër shëndetësor do të rikthehen sërish në përdorim. Kjo ndodh për shkak se kartelave elektronike të shtypura në vitin 2011-12 u kaloi afati i përdorimit pesëvjeçar, ndërkohë që kartela të reja nuk janë shtypur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Fondi për sigurim shëndetësor thonë se akoma nuk kanë zgjedhur kompaninë për të shtypur kartelat, andaj si alternativë e përkohshme mbeten kartonët e kaltër. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se për këto ndryshime janë njoftuar nga barnatoret në momentin e blerjes së ilaçeve.

Kartelat e para elektronike shëndetësore u hodhën në përdorim në vitin 2011. Ato zëvendësuan vetëm kartonët e kaltër edhe pse ishte paralajmëruar se do të zëvendësojnë edhe librezat shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, paralajmëroi se deri në fund të vitit 2017 do të shpallet tender për zgjedhje të kompanisë që do të shtyp kartela të reja elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version