Telegrafi

Kartonët blu për portierët do t’i detyronin klubet të merrnin një vendim qesharak dhe do të shkaktonte kaos

Në rast se futet në futboll kartoni blu dhe me të ndëshkohet një portier, atëherë kjo do t’i shndërronte ndeshjet e futbollit në një kaos të vërtetë.

Qëllimi i këtij kartoni do të ishte që lojtarët të suspendoheshin për dhjetë minuta në rast se sjelljet e tyre në fushë tejkalojnë kufirin, apo shkaktojnë një faull taktik.

Ligjet e propozuara për inkuadrimin e kartonit të tretë nuk do të vinin me përjashtime të veçanta, andaj do të vlente edhe për portierët do të njësoj sikur lojtarët tjerë.

Sipas The Telegraph, në rastin kur një portier merr kartonin blu, ata do të detyroheshin të largoheshin nga fusha dhe trajneri pastaj do të duhej të vendoste nëse do ta fusë në portë përkohësisht një lojtar, apo do ta zëvendësonte atë me portierin rezervë.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp reagon ashpër pas raportimve për përfshirjen e kartonit blu në futboll

Në rast se vendos ta bëjë këtë të fundit, atëherë portieri që futet në lojë nuk do të ishte më në gjendje të rikthehej në bankë.

Sidoqoftë, FIFA ka marrë vendim që inkuadrimi i kartonit blu të mos implementohet në kategoritë e larta të futbollit, teksa provat e para janë bërë në nivelet më të ulëta të futbollit.

Organi qeverisës i futbollit botëror i hodhi poshtë gjasat që kartoni blu të futet në futbollin elitar së shpejti. FIFA dëshiron të sqarojë se raportet për të ashtuquajturin “karton blu” në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme”, thuhej në deklaratën e FIFA-s./Telegrafi/