Pasi parafangoja e tij kishte qenë e thyer, kinezi Li kishte vendosur karton – dhe kështu kishte vozitur disa qindra kilometra, respektivisht duke e shikuar rrugën nëpërmjet dritares së kamionit.
“Në një moment kishim parë një kamion – me karton në vend të parafangos, ndërsa shoferi voziste duke shikuar jashtë dritares”, ka bërë të ditur policia kineze.
Shoferi Li, i kishte thënë policisë së ditë më parë kishte pasur një aksident në komunikacion, dhe nuk kishte arritur ta ndërronte parafangon e thyer. /Telegrafi/