Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj Osasunas.
Por, Los Blancos do të luajnë 45 minutat e dytë me një lojtar më pak në fushë.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Federico Valverdes.
Por, Real Madridi ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Jude Bellingham është ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Mesfushori anglez duket se bëri fyerje ndaj gjyqtarit Munuera me këtë të fundit që e ndëshkoi me karton të kuq.
Real Madridi do ta ketë të vështirë ta mbajë këtë epërsi minimale, por mbetet të shihet. /Telegrafi/