Chelsea i ka barauar shifrat në 1-1 në derbin që po e zhvillon në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Spurs kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë me golin e Dejan Kulusevskit.
Më pas, Chelsea pati dy gola të anuluara për lojë me dorë nga Raheem Sterling në minutën e 21-të dhe Mosises Caicedo që lëshoi një goditje perfekte pas shtatë minutash, por Nicolas Jackson ishte në pozicion jashtë loje dhe interferoi në pamjen e portierit.
https://twitter.com/TransferSector/status/1721627345830699044
Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të fitonin një penallti, që u shkaktua nga Cristian Romero në minutën e 33-të, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.
Cole Palmer u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 35-të për t’i barazuar shifrat në 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1721627889420947674